Edhe katër deputetë të rinj i janë shtuar Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së. Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.
Sipas Shalës, Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.
Shala po ashtu bëri të ditur se deputetët e rinj që i shtohen këtij Grupi të ri Parlamentar janë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.