Miroslav Lajçak është Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Shumë parti politikë në Prishtinë Kosovë, nuk e kanë mirëpritur, ose e kanë parë me skepticizëm Lajcakun, për faktin se shteti nga vjen ai nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Por, e vërteta është se ai nuk gëzon një respekt as në Serbi, kjo për fakin se gjatë kohës kur shërbeu si përfaqësues i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë dhe Hervegovine në vitin 2007/08 ka pasur qasje kritike ndaj politikanit destruktiv Milorad Dodiq.
Lajcak në disa paraqitje kishte deklaruar se Dodiq me retorikën e tij dhe sulmet kundër bashkësisë ndërkombëtare si dhe me provokimet ndaj federatës kroate dhe muslimane ndikon në përkeqësimin e situatës dhe krijon ndjenjën se ai dëshiron të shkatërrojë Bosnjë-Hercegovinën.
Pa serbëve nuk i kishte konveruar qëndrimi i tij kundër ndarjes së Republika Srpska.
Serbët e kanë inat Lajcakun edhe për referendumin e pavarësisë në Mal të Zi, për faktin se ai kishte propozuar një prag 50 përqind për pjesëmarrjen në referendim dhe 55 përqind për miratimin e çdo rezultati që të konsiderohet i vlefshëm . Ndërsa serbët e kanë pasur plan që cenzusi për referendumin të jetë 75 për qind. Me pavarësimin e Mali të Zi është shkatërruar përfundimisht Jugosllavia.
Serbët e akuzojnë Lajcakun edhe për mbylljen e hetimeve për rrëzimin e aeroplanit me ushtarë sllovakë në Hungari, i cili po kthehej nga Kosova për në Sllovaki. në vitin 2006.
Autoritetet serbe pretendojnë se në aeroplan kishte pasur disa arka alumini në të cilat me shumë gjasë ka pasur dëshmi për varreza masive të serbëve ose jo-shqiptarëve “të vrarë nga UÇK’ja”.