Mickoski: Komisioni për çështje historike me Bullgarinë e ka pranuar se negociohet për identitetin

“Nga deklaratat e historianëve nga komisionet mësojmë se pala bullgare kundërshton termin maqedonas që tregon identitetin tonë, ndërsa Zoran Zaev me këmbëngulje na bind se nuk negociohet për identitetin dhe historinë”.

Këtë e ka shkruar në një postim në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristian Mickoski, pas konferencës së sotme për media të komisionit të përbashkët për çështje historike Maqedoni-Bullgari.

Sipas tij, pala bullgare ka thënë se për mbiemrin maqedonas bisedohet në nivel më të lartë.

“A nuk ishte kjo në kokën e pjesëtarëve të VMRO-së?. Mbështetje për historianët tonë të qëndrojnë në të vërtetën. Gënjeu derisa betohej në më të dashurit dhe shiti, gënjen edhe sot. Zaevi është problemi, ndërsa populli përgjigja!”, shkruan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu