1120 raste të reja, 28 të vdekur dhe 916 të shërruar, bilanci i Covid 19

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.993 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 1.120 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 28 persona ndërsa janë shëruar 916 pacientë.

Shkup, 8 dhjetor – Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.993 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 1.120 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 28 persona ndërsa janë shëruar 916 pacientë.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 28 pacientë të infektuar me Kovid-19: 7 pacientë nga Shkupi (74, 63, 83, 69, 79, 82 dhe 72v), një nga Kumanova (71v), një nga Shtipi (81v), 5 pacientë nga Prilepi (66, 80, 61, 76 dhe 55v), një nga Struga (77v), 2 nga Velesi (72 dhe 75v), një nga Manastiri (45v), një nga Ohri (77v), një nga Kavadari (71v), 2 nga Gostivari (51 dhe 49v) , një nga Gjevgjelia (72v), 2 nga Strumica (56 dhe 80v), një nga Dellçeva (65v), një nga Resnja (53v) dhe një pacient nga Negotinë (68v).

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 69452, nga këta janë shëruar gjithsej 45621 ndërkaq 1977 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 21854 raste aktive në vend. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 352 735 testime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu