Sot në Bruksel mbahet raundi i ri i bisedimeve teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shkruan Gazeta Metro.
Bisedimet fillojnë në orën 10:00, me takime të ndara të delegacioneve me përfaqësuesin special të BE’së për dialog Miroslav Lajçak, pasuar nga një takim trepalësh midis Prishtinës, Beogradit dhe ndërmjetësuesve të BE.
Para takimi është lajmëruar edhe emisari Lajçak, i cili ka thënë se është duke u përgatitur për takimin e sotëm që do të zhvillojë më kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun.
“Jam duke u bërë gati për takimin e sotëm me dy kryenegociatorët për dialogun Beograd-Prishtinë”.
“Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka thënë Lajçak.