VMRO-ja tubimin e radhës elektoral e ka mbajtur në Strugë ku kreu i kësaj partia ka premtuar projekte të shumta ekonomike që sipas tij do të përmirësojnë standardin e qytetarëve ndërkohë që i quajtur të parealizueshme premtimet e LSDM-së opozitare. Gruevski është ndalur edhe në çështjet politike duke i vlerësuar të dëmshme paraqitjet e kreut të opozitës, Zoran Zaev, në veçanti deklarimet që sipas Gruevskit çojnë në federalizimin e vendit.
“Të ju pyes që në fillim! A mbështesni ju federalizimin dhe dygjuhësinë në të gjithë territorin?! A do ti tregoni vëllezërve, motrave dhe bashkëqytetarëve tuaj në Maqedoni, çfarë do të thotë të humbet shansi dhe të dështojë referendumi, sepse tashmë një gjë të tillë e ndjeni në kurrizin tuaj! A mendoni se sot disa pyetje nuk meritojnë përgjigje, ashtu siç pretendonte opozita dikur! Të gjithë neve e dimë përgjigjen. Ajo shihet në sytë e qytetarëve tanë kudo që shkojmë”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.