Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit dhe verifikimit të dokumentacionit të kërkuar ka shpallur listat e plota (me nga 20 kandidatë) për të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Emrat e të gjithë kandidatëve mund t’i gjeni në uebfaqen e KQZ-së: ëëë.sec.mk/listi-za-predlaganje-na-kandidati-za-izbor-na-pratenici-vo-sobranieto-na-republika-makedonija/
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit do të garojnë 11 subjekte nga të cilat 5 janë koalicione ndërsa 6 janë parti politike.
Koalicionet janë: “Për Maqedoni më të mirë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i LSDM-së, koalicioni “Aleanca për shqiptarët”, koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, koalicioni “Për ndryshim dhe drejtësi”.
Partitë që do të garojnë të vetme janë: BDI, PDSH, Lëvizja Besa, PPD, E Majta dhe Partia Liberale. /albbeu.com/