Ekipet e MPB-së dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim kanë qëndruar në aeroportin Aleksandri Madh ku ka pasur alarmë për bombë në një fluturim komercial të kompanisë “Turkish Airlines” me të cilin është dashur të udhëtojë për në Stamboll presidenti Maqedonisë Gjorge Ivanov, shkruan FLAKA.info
“Me siguri nuk ka asgjë, edhe pse ekipet ishin në terren dhe kryen hetimin. Ka pasur paralajëmrim për bombë në aeroplan, kurse është gjetur një celularë pa pronarin e tij. Paralëjmërimi ka qenë për një fluturim komercial të kompanisë “Turkish Airlines”, me të cilin është dashur të udhëtojë edhe presidenti Ivanov”, thonë burime të Nova Tv.
Nga burime prej TAV mësohet se celulari është gejtur në aeroplan i cili është dashur të fluturojë për në Stamboll, por pasi nuk ka pasur pronarin e tij, dhe piloti ka vendosur mos të rrezikojë dhe është kthyer parapa.
Siç publikoi portali “Plusinfo” disa minuta para orës 22, policia dhe sigurimi i aeroportit u kanë lejuar me qindar udhëtarëve, mesin e tyre dhe delegacionit të Maqedonisë me në krye presidentin, të futen në aeroplan i cili pas mesnate duhet të zbres në Turqi.
Megjithatë, burime të Nova Tv thonë se edhe përskaj asaj që nuk ka pasur rrezik, për shkaqe sigurie është vendosur presidenti Ivanov mos të fluturojë me atë aeroplan dhe ka qëndruar në Shkup.
Informata për alarmë për bombë ka dalë nga një televizion i cili ka pasur gazetarin e vet në atë aeroplan, me siguri ka qenë pjesë e delegacionit të presidentit. Në panikë, gazetari ka raportuar për bombë, thonë burime nga TAV.
Aktauisht gjendja në aeroportin Aleksandri Madh është stabile dhe gjithçka zhvillohet normalisht. FLAKA.info