Njihuni me vogëlushin me gjendjen më të rrallë shëndetësore

Liam Hoekstra u lind më 2005 dhe jeton me prindërit Dana & Neil Hoekstra në Parkun Ruzvelt në Miçigan, SHBA.
Mrekullia më e madhe sa i përket historisë së Liam është pjesa kur ai u dhurua për adoptim nga nëna e tij biologjike e cila brengosej nga gjendja e rrallë shëndetësore të cilën Liam e kishte.

Pas një numër testesh dhe kontrollesh, Liam u diagnostikua me një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur “Zgjerimi i Muskujve” apo “Hipertrofia e Muskujve”, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse ishte vetëm 3 vjeç, Liam kishte 40% muskuj në trup, një rast i rrallë për një djalë të moshës së tij.

Ky fëmijë ka fuqi superiore dhe duket sikur është marrë me palestër që disa vite. Struktura e tij e skeletit dhe masës së muskujve rritet shumë shpejtë pa shkaktuar ndonjë dëm në zemër dhe pa efekte të tjera anësore në trupin e tij.

Liam mund të ulet dhe të qëndrojë ulur gjatë gjithë kohës në dhomën e tij, dhe prapë trupi i tij do të vazhdonte të forcohej në mënyrë natyrale.

weird-mutations_1480007745-7282213


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu