Automjete VIP me klozet dhe dush kabinë

Një firmë që vepron në Stamboll eksporton drejt shteteve si Belgjika, Franca, Gjermania, Rusia, Arabia Saudite, Jordania dhe Omani automjete VIP që kanë çmim prej 20 mijë deri në 120 mijë euro, të cilët brenda posedojnë arka të fshehura me dizajnim të veçantë, mini-frigoriferë, sistem zëri dhe pamjesh si dhe klozet, raporton Anadolu Agency (AA).

I pranishëm në një program në Bursa, drejtori i shtijeve të firmës Nalat Toruk në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se prej 20 vitesh bën dizajnime speciale të brendisë së automjeteve së bashku me inxhinierët e tij.

Toruk tha se deri tani kanë realizuar dizajnimin e brendshëm të kamionëve shitës ambulantë, argjendarëve ambulantë, automjeteve për hulumtime të tërmeteve, si ambulancave dhe automjeteve për shërbime.

Aktualisht, siç tha Toruk, firma e tij më së shumti merret me prodhimin e automjeteve me dizajn të veçantë të firmave të turizmit të cilat shërbejnë për personat e rëndësishëm apo turistët e huaj.

Ai tha se automjetet e reja të blera i modifikojnë brenda sipas dëshirës së klientëve.

“I ndërrojmë ulëset dhe plastikat e automjetit. Sipas dëshirës, automjetit i vendosim ulëse me qasje elektrike e cila mund të shtrihet apo të kthehet. Montojmë televizor LCD për ta ndërprerë komunikimin me shoferin. Automjetet po ashtu i pajisim me internet pa kabllo, sisteme satelitore, sistem zëri, aparat kafeje, mini-frigorifer dhe arka të fshehura në mënyrë speciale. Duke vendosur tryeza të lidhura me rrymë elektrike në mënyrë që udhëtarët të kenë më shumë komoditet gjatë udhëtimit”, theksoi Toruk.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu