Nesër votohet Kurti për kryeministër dhe e gjithë qeveria e re

Nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës që është e paraparë të mbahet për konstituimin e Kuvendit, pritet të votohet edhe qeveria Kurti.

Kështu ka konfirmuar një burim i sigurt brenda VV-së.

Emrat e qeverisë Kurti II, Konjufca kryeparlamentar

Kabineti qeveritar:

Besnik Bislimi – zëvendëskryeministër

Arben Vitia – ministër i shëndetësisë

Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë

Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës

Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme

Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës

Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë

Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Faton Peci – ministër i Bujqësisë

Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Dy nga minoriteti serb dhe një nga minoritetet e tjera (Emilia Rexhepi do të jetë sërish ministrie).

Kjo do të ndodh, ndonëse në njoftimin dërguar mediave nga Kuvendi i Kosovës, është bërë i qartë edhe rendi i ditës, pa përmendur votimin e qeverisë së re.

“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

Albin Kurti pritet të marrë nesër për herë të dytë postin e kryeministrit, në karrierën e tij 11 vjeçare në politikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu