Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion i cili është zhvilluar në disa lokacione në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Lipjan, Shtërpcë.
Nga ky aksion i quajtur ‘Stuhia’ ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar për kontrabanadim me armë.
Janë ndaluar shtatë persona ku pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë, të njëjtëve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari tha se operacioni është quajtur “Stuhia” dhe se ka rezultuar me sukses.
Kurse Arbëresh Ajvazi nga Policia e Kosovës ka deklaruar se në operacionin e sotëm janë përfshirë tri rajone të vendit, operacion ky i realizuar pas një pune të gjatë hetimore.
“Operacioni ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në tri rajone të Kosovës, ku në Ferizaj ishin 7 lokacione, në Gjilan dy dhe në Prishtinë katër lokacione. Të përfshirë në realizimin e operacionit ishin 23 zyrtarë policorë të profileve të ndryshme të cilët ishin angazhuar në kontrolle dhe bastisje të shumta. Nga ky operacion janë sekuestruar tre copë granatë hedhës, mbushës granate, 6 granatë hedhës, një armë e gjatë AK-47, dy copë municione të tij, armë të municionit, pesë arka të mëdha me fishekë, dy arka të vogla me fishekë dhe 8 mijë e 50 copë fishekë”, tha ai.
Poashtu janë sekuestruar edhe mjete të pastrimit të armëve, dylbi, 4 automjete, një telefon, dy llaptopë, një shufër metalike dhe një palë pranga.
“Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, tha ai.