Greqia ngre alarmin: Provokimet turke në ditën e përvjetorit kombëtar

Në ditën e festës kombëtare për 200 vjetorin që nga revolucioni grek i 1821, Ankaraja vendosi të injorojë Masat e Ndërtimit të Besimit dhe të vazhdojë me shkelje të reja provokuese të hapësirës ajrore Greke, citon media greke Protothema.gr.

Në veçanti, 6 avionë luftarakë turq F-16 që fluturuan në dy formacione, kryen 3 shkelje të hapësirës ajrore greke, duke mos respektuar moratoriumin e fluturimit në përvjetorët kombëtarë.

Një total prej 9 avionësh turq fluturuan sot mbi Egje, gjashtë prej të cilave ishin avionë luftarakë F-16, dy spiunë CN 235 dhe një helikopter. Avionët turq kryen gjithashtu pesë shkelje të rregullave të trafikut ajror në FIR të Athinës. Shkeljet ndodhën në verilindje dhe juglindje të Egjeut, ndërsa sipas GEETHA, avioni turk u identifikua dhe u përgjua nga avionët luftarakë të Forcës Ajrore Greke që ishin në gatishmëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu