Sulmohet anija e Iranit: Biden dërgon sekretarin e mbrojtjes në Izrael për të ulur tensionet

Zyrtarët izraelitë dhe iranianë kanë qëndruar të heshtur rreth raporteve. Ky incident po raportohet se është kundërpërgjigja e shtetit izraelit ndaj dy sulmeve të anijeve komerciale izraelite muajin e kaluar. Sipas raporteve anija e sulmuar iraniane mbështetë njësitin komando të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në Detin e Kuq.

Anija e ndërlidhur me Gardën Iraniane raportohet të jetë sulmuar afër bregdetit të Eritresë në Detin e Kuq të martën, sipas medias Saudi Al-Arabiya. Ky raport mbetet ende i pakonfirmuar nga ndonjë burim zyrtar, por media e afërt me Gardën Revolucionare Tasnim News ka raportuar se anija ishte dëmtuar nga mina magnetike.

Anija e raportuar thuhet të jetë Saviz, anije iraniane që ishte në Detin e Kuq për të mbështetur njësitet komando të Gardës Revolucionare Iraniane në përcjellje të anijeve komerciale sipas Tasnim News. Savis ishte stacionuar viteve të fundit në Detin e Kuq sipas kësaj medie iraniane.

Në ndërkohë tensionet detare mes Iranit dhe Izraelit do të sjellin Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA’së, Lloyd Austin, i pari zyrtar amerikan i administratës Biden që do të vizitoj Izraelin.

Ai pritet të zbresë në Izrael javën e ardhshme ka raportuar media izraelite Walla të martën. Kjo është si rezultat i përshkallëzimit të incidenteve detare mes Izraelit dhe Iranit ka shtuar Walla.

Administrata Biden ka vendosur t’i kthehet qasjes më diplomatike ndaj Iranit duke ofruar kthimin në marrëveshjen bërthamore të 2015’s nga e cila ishte tërhequr ajo paraprakja. Kjo ishte ofruar por jo pa kushte, dhe negociatat kishin nisur javën e kaluar.

Izraeli ka kundërshtuar këtë qasje si herën e parë nën presidentin Obama, por ishte rezervuar në kritika më të kujdesshme ndaj tentimit të dytë të Biden.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu