Para pesë vitesh nuk kishte asgjë, sot është i riu më i pasur në botë

Pesë vite më parë ai nuk kishte asgjë, përveç një ideje. Bëhet fjalë për John Collison, themeluesi i “Stripe”. Në 2011 ai përveshi mëngët së bashku me të vëllanë, Patrick dhe hedh në treg shërbimin e pagesave në internet.

“Stripe” gradualisht do të zaptonte tregun dhe sot cilësohet nga revista Forbes si shërbimi i pagesave në internet me i suksesshëm.
Ky sukses i ka siguruar John Collison, 26 vjeç një pasuri prej 1 miliard dollarë dhe që vazhdon të shtohet. Vetë i riu është renditur nga “Bibla e kapitalizmit” , “Forbes” në vendin e parë të të rinjve nën 30 vjeç të pasur në botë, sigurisht me kriterin që këtë pasuri ta kenë vendosur vetë./Shqiperiaime.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu