Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias i është rikthyer çështjes detare me Shqipërinë. Në një intervistë, ministri grek thotë se dy vendet po vijojnë konsultimet. Mediat greke kanë pasqyruar pjesë nga intervista e ministrit.
Teksa i pyetur nga gazetari Kostas Papahliminxhos për një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe sa afër janë dy vendet me marrëveshjen, Dendias tha se vijon konsultimi mes dy vendeve.
“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur nga Tetori i kaluar.Përsa i përket çështjeve teknike, duhet hartuar dhe kërkesa përkatëse.Organet kompetente të të dy vendeve vijojnë konsultimet për hartimin e këtij teksti”, tha Dendias.