Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Matthew Palmer tha se Serbia mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të BE për të mbështetur prosperitetin dhe të ardhmen paqësore të rajonit, transmeton InfoShqip.
Në fund të vizitës së tij disa ditore në Serbi, ai vlerësoi se ishte “e shkëlqyeshme dhe produktive“, njoftoi Ambasada e SHBA në Beograd në Twitter.
Palmer shtoi se Beogradi është vendi ku ai filloi karrierën e tij diplomatike dhe ku ai ende ka kaq shumë miq dhe të afërm të vjetër dhe të rinj.
“Serbia mund të llogarisë në Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë të BE për të mbështetur prosperitetin dhe të ardhmen paqësore të rajonit” – deklaroi zyrtari amerikan./InfoShqip.com