Rreth të qershorit, gjatë samitit midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, hapësira ajrore mbi Gjenevë do të jetë kryesisht e mbyllur.
Zyra Federale për Aviacionin Civil (Bazl) po punon së bashku me forcat ajrore, kontrollin e trafikut ajror Skyguide dhe disa agjenci federale, lidhur me detajet e mbylljes. Sipas Bazl, bëhet fjalë për një “proces të etabluar, analog me Forumin Ekonomik Botëror”.
Sipas gazetës, forcat e sigurisë kanë inspektuar “Plage des Eaux-Vives” (vendin ku besohet të mbahet samiti) gjatë ditëve të fundit për një instalim të mundshëm të pajisjeve anti-ajrore. Sipas raportit, Këshilli Federal duhet të vendosë për një angazhim zyrtar të ushtrisë javën e ardhshme.
Diçka të tillë ka pasur për shembull, gjatë konferencës për Sirinë, në Montreux VD në vitin 2014. Policia e kantonit të Gjenevës po merr me qira një numër automjetesh të blinduara nga ushtria zvicerane, në prag të samitit Biden-Putin në 16 qershor.