Ahmeti a po e pranon humbjen: “Nuk bëhet kiameti nëse humb BDI”?!

Kryetari i BDI­-së Ali Ahmeti gjatë emisionit të sontëm “Zig­ Zag” në TV Art ka thënë se partitë e reja nuk kanë mjet tjetër, përveç të akuzojnë.

“Partitë e vogla apo sapodala nuk e tejkaluan vetveten që të bashkohen dhe të bëhen kundër BDIsë dhe të mos rrezikojnë kështu humbjen e mandateve shqiptare. Nuk bëhet kiameti nëse humb BDI, nuk është fjala se ne po frikësohemi, por le të fitojnë mandatet shqiptare. Ky është mandat vendimtar”, ka thënë Ahmeti. Ai vazhdimisht po fshehë nga opinioni faktin se tre parti opozitare shqiptare: LR PDSH, UNITETI dhe RDK tanimë kanë firmosur koalicionin “Aleanca për Shqiptarët” dhe po garojnë me një listë të përbashkët me kandidatë për deputetë, dhe është vetëm BESA ajo që nuk u bë bashkë me këto tre subjekte politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu