Dendias: Presidenti Erdogan është një udhëheqës i rëndësishëm në rajon

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se Presidenti Recep Tayyip Erdogan është një udhëheqës i rëndësishëm në rajon. Nikos Dendias i bëri një vlerësim marrëdhënieve Ankara-Athinë në një program televiziv. Dendias vuri në dukje rolin e Presidentit Erdogan në transformimin e Turqisë.

Pavarësisht nga pikëpamja e Turqisë për politikën që ndjek, Presidenti Erdogan është një udhëheqës i rëndësishëm në rajon. Kur folni me të duhet të merrni parasysh ku e filloi jetën jetën e tij, si e ndryshoi fizionominë e vendit të tij, si e bëri atë të fortë“, tha ai.

Dendias deklaroi se Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Kiryakos Michotakis mund të zgjidhin problemet midis dy vendeve.

Unë kam qenë gjithmonë në favor të dy udhëheqësve që të kenë një takim dypalësh dhe ballë për ballë. Prandaj, nëse ka ndonjë shpresë për zgjidhjen e problemeve, unë besoj se do të jetë me takimin e Michotakis me Erdogan”, deklaroi Dendias.

Ministri grek tha se ai e sheh Presidentin Erdogan si një lider të udhëhequr nga strategjia dhe vlerat e tij personale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu