Anketa e fundit, LSDM dhe Bashkimi Demokratik dy partitë më të besueshme në Maqedoni

Agjencia ‘Brima’ ka publikuar sondazhin e ri ku tregon se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LSDM janë dy partitë me përqindjen më të madhe të të anketuarve në sondazh.

Në pyetjen “Nëse mbahen zgjedhjet parlamentare sot, për cilën parti politike do të votonit?” 18.9 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për LSDM, duke e bërë kështu LSDM-në partinë më të besuar në vend, ndërsa 16.3 përqind thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE, pasuar nga Bashkimi Demokratik 5.6%, më pas Aleanca për Shqiptarët 5.3%, Levica, BESA dhe PDSH./infoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu