KSHZ ka bërë publike se VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë ka fituar 444.014 vota, LSDM-ja dhe Koalicioni për jetesë në Maqedoni, 428.683.
Nga partitë shqiptare BDI ka fituar 85.774 vota, Lëvizja Besa-57.749, Aleanca për Shqiptarët-35.103 dhe PDSH-30.971 vota, njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Cicakovski, herët në mëngjes në pres konferencë gjatë përpunimit të 99.34 % të votave.
KSHZ-ja njoftoi se gjatë ditës do të dalin me rezultatet fillestare nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se atëherë Komisioni do të jap vlerësim për procesin zgjedhor.
Deri në KSHZ nuk ka arritur asnjë ankesë në lidhje me votimin.
Ndërkohë, nga KSHZ njoftojnë se ka mbetur një përqindje e vogël e votave që duhet të numërohen.