Lideri i VMRO-DMPNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmë ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të parakohshme si dhe ka paralajmëruar fillimin e bisedimeve për forimin e qeverisë së re.
Fitore ka shpallur edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Mirëpo sipas rezultateteve preliminare të KSHZ-së të dyja partitë kanë arritur të vitojnë nga 51 deputetë.
Me këtë matematikë, partitë shqiptare do të jenë përcaktuese të qeverisë së ardhshme të Republikës së Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ndonëse të coptuar dhe të humbur, shqiptarët kanë mundësi të vendosin në tavolinë platformën e tyre si kushtëzim për krijimin e kabinitetit të ri qeveritar.
Një opsion tjetër i propozuar nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare është edhe formimi i një qeveri gjithpërfshirëse, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Kjo qeveri parashihet të jetë me një mandat prej dy viteve deri sa të zgjidhen problemet e brendshme dhe të jashtme të vendit.
Në Maqedoni u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pasuan një krizë politike që pasoi pohimet për korrupsion qeveritar, gjë që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski në muajin janar të këtij viti.
Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ka fituar 38.06 për qind të votave, ndërsa Lidhja Social Demokratike e Zoran Zaevit, ka fituar 36.69 për qind.
Në vend të tretë është Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit që ka fituar 7.30 për qind i pasuar nga Lëvizja Besa me 4.87 për qind./ina