Themeluesi i LIBRA-s dhe deputeti Ben Blushi mendon zgjedhjet në Maqedoni janë fillimi i fundit të kastës së vjetër. Me anë të një shënimi të shkurtër në Facebook, Blushi shkruan se partitë tradicionale kanë humbur si të vjetër që janë.
Ja shënimi i Blushit:
Zgjedhjet në Maqedoni nuk kanë fitues. Të gjitha partitë tradicionale kanë humbur. Nuk janë zvogëluar si maqedonas, as si shqiptarë, por si të vjetër.
Kjo do të thotë, se në Maqedoni pati zgjedhje por nuk pati zgjidhje. Megjithatë për Ballkanin ka një lajm te mirë.
Rezultati i Maqedonisë tregon, se ajo që nuk duket po vjen. Ky është fillimi i fundit. Për disa vjet në Ballkan do kemi klasa te reja politike. Një Pranverë Ballkanike është duke lindur gërmadhash!