Zgjedhjet në Maqedoni, shpërthen sherri midis dy deputetëve shqiptarë

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ironizon një shkrim të Ben Blushit në lidhje me zgjedhjet në Maqedoni.

Blushi, i cilësoi sot zgjedhjet në Maqedoni si nisjen e një Pranvere Ballkanike, duke paralelizuar me Pranverën Arabe, që rrëzoi nga pushteti liderët e vendeve të Afrikës Veriore.

“Çdo të thote të jesh delirant? Ua them unë. Të dalë unë, Erjon Braçe e të them: Unë nuk ngjaj me asnjë ose me mua nuk ngjan kërkush!! Kjo është e re, pjesë e pranverës demokratike në Ballkan”, shkruan Braçe në një koment në rrjetet sociale, duke evituar ta përmendë emrin e kolegut të tij deputet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu