Nga LSDM, i bën apel VMRO-së që të ndalojë me keqpërdorimin e administratës lokale dhe shtetërore me protesta e kundërprotesta duke bërë presion KSHZ-së.
Nga kjo parti bëjnë me dije se nuk po ushtrojnë asnjë presion dhe se po e le Komisionin Zgjedhor të bëjë detyrën e saj.
“Pikërisht kjo praktikë e ka bërë VMRO që të humb, ndërsa qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përmbajtur”, theksojnë më tej në komunikatën për shtyp nga LSDM-së.