Komisioni Shtetëror Zgjedhor i shqyrtoi ankesat dhe parashtresat e Lëvizjes Besa në lidhje me procesin zgjedhor, që sipas kësaj partie, parregullsi ka patur në NJZ6 dhe NJZ1.
Lëvizja Besa konsideron se është dëmtuar dhe duhet që të ketë edhe dy mandate tjera. Nga diskutimet në KSHZ, deri tani, një ankesë e Lëvizjes Besa është pranuar. KSHZ-ja vazhdon me shqyrtimin e ankesave tjera.
Mbledhja do të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave, një nga një.