KSHZ refuzon ankesat e Lëvizjes BESA për Komunën e Haraçinës

Me 7 vota “kundër”, KSHZ, ka refuzuar ankesën e Lëvizjes BESA për parregullsi në vendvotimin 2333/1 në Komunën e Haraçinës. Kujtojmë se tre anëtarëve të pavarur të KSHZ-së, dy atyre të VMRO-DPMNE-së iu kanë bashkëngjitur edhe përfaqësuesit e BDI-së dhe PDSH-së, Subhi Jahkupi dhe Bedredin Ibrahimi.

Në vijim po shqyrtohen edhe ankesat tjera.

12 – 50 Debat i ashpër në seancën e 98-të të KSHZ-së ku po shqyrtohet kërkesa e Lëvizjes Besa për rinumërim të votave në disa vendvotime në njësinë zgjedhore numër dy, raporton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e BDI, VMRO-DPMNE dhe PDSH-së, Subhi Jakupi, Sasho Orcev dhe Bedredin Ibrahimi thonë se ankesa e Besës për vendvotimin 2333/1 në Komunën e Haraçinës është e pabazuar.

Ndryshe, përfaqësuesi i LSDM, Igor Milev ka kërkuar që të shqyrtohet më detalisht argumentimi i ankesës së Lëvizjes Besa.

Blerim Sejdiu, nga Besa, para KSHZ ka arsyetuar ankesën dhe ka thënë se ka argumente se persona të paautorizuar kanë dërguar në vendvotim persona për të votuar edhe pse këta të fundit nuk kanë shprehur nevojë për ndihmë.

Sejdiu ka njoftuar se posedon deklaratë të notarizuar nga vëzhgues si fakt i parregullsisë.

Debati vazhdon, Portalb do të ju njoftojë për debatet në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu