Të gjitha vendvotimet në Komunën e Strugës janë hapur me kohë, konfirmoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta.
Votimi sipas tij, zhvillohet me probleme të krijuara nga aparatet për njohjen e shenjave të gishtërinjve.
“Votimi zhvillohet ngadalë, kemi probleme me aparatet për shenjat e gishtërinjve, nuk i njeh në disa vendvotime”, deklaroi Zhuta.
Në Listën zgjedhore në Komunën e Strugës janë të regjistruar 61.437 votues, nga të cilët rreth 200 persona, të moshuar, të sëmurë, të pamundur ose pozitiv në K ovid – të drejtën e tyre të votimit e kanë shfrytëzuar dje.