Arianit Hoxha: Fitojmë në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë

Arianit Hoxha nga Lëvizja Besa ka dal në preskonferencë ku ka folur për rezultatet e para ku sipas tij janë shumë të kënaqshme, shkruan InfoShqip.

Ai ak thënë se Besa fiton në Brodec, Bozofcë, Sellcë, Poroj e Xhepcisht por që edhe në të gjitha vendvotimet tjera është shumë mirë. Ai ka thënë se Bilall Kasami shkon në raundin e dytë por si fitues.

Hoxha ka përmendur rezultatet edhe për komuna tjera duke thënë se BESA fiton në komunën e Tearcës, përkatësisht në Nerasht, Sllatinë e Neproshten por presin rezultatet edhe në vendbanimet tjera.

Sa i përket Zhelinës, Hoxha ka thënë se kjo komunë vazhdon të jetë bastion i Lëvizjes BESA. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu