Fetai dridh gjykatën ku është Gruevski, i jep “shuplakë” gjykatëses Mihajllova

Një përplasje ka ndodhur sot në gjykatë mes gjykatëses Tatjana Mihajlova dhe prokurores Fatime Fetai, gjatë seancës ku i paditur është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.

“Unë jam këtu që t’i mbrojë të drejtat e mia që më takojnë në bazë të Ligjit për procedurë penale dhe nuk do të tërhiqem, kurse ju lirisht dënone atë që ka merituar, gjykatëse e ndershme”, tha prokurorja Fetai gjatë seancës.

Gazetarët përkohësisht pas kërkesës së Gjykatës Penale janë larguar nga gjykimi për rastin “TNT”, sepse bëhet fjalë për materiale dëgjimore në seancë që janë të klasifikuara, si dhe mbrojtja poashtu ka kërkuar si provë në lidhje me rastin të mos përdoren materialet në përgjim.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova tha se bëhet fjalë për një seancë që ka reaguar prokurorja Fatime Fetai e cila pret se sot do të jetë diskutimi kryesor për këtë çështje.
Mbrojtja ka kërkuar që prokuroria të mos lejojë një dëshmitar mbrojtës në këtë rast. Mihajllova tha se ka pasur lëshime teknike në dëshmitë e ofruar nga PSP dhe e porosit Fetain që të mos përpiqet që procesi gjyqësor të mos kthehet në një cirk.

Seanca ka të bëjë me shuplakat e urdhëruara për kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe protestat e dhunshme para komunës në vitin 2013. /ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu