Për “shuplakat e porositura”, Gruevski dhe Janakievski do të gjykohen më 20 shkurt

Gjykatësja Tatjana Mihajllovska sot solli vendim që gjykimi për dhunën në komunën Qendër të fillojë më 20 shkurt, ku të akuzuar janë: ish-kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski bashkë me 12 persona të tjerë.

Gjatë sjelljes së vendimit për shtyrje të gjykimit, Mihajllovska dhe prokurorja speciale Fatime Fetai u grindën. Kështu, sepse Mihajllovska e solli vendimin me arsyetimin se nuk do të jetë në shtet në janar dhe shkurt. Fetai këmbëngulte se ishte e panevojshme të shtyhej gjykimi, ndërsa Mihajllovska kundër-përgjigjej “ky rast nuk është asgjë e veçantë”.

Ndryshe, më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.

Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Gruevski, në kë rastin i cili u shpalos edhe nga “bombat”, ai ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak ta zbatojë dhunën ndaj Zhernovskit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal. Zhernovski pas anulimit në seancën e parë, në nëntor, e ftoi Gruevskin që të tregojë se sa ai është me të vërtetë guximtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu