Zaev: VMRO-ASH, martesë e dënuar me divorc

Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë së Veriut sonte është i ftuar në emisionin Click Plus, ku përballë tij do të jenë edhe dy analistët politik, Imer Selmani dhe Albert Musliu.

Në ClickPlus Zaev foli edhe për bashkëpunimin mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. Tha se koalicioni VMRO-DPMNE-ASH është martesë e dënuar me divorc.

“VMRO-ASH, martesë e dënuar me divorc, paramendoni Aleanca në koalicion me Antonio Milloshoski”, tha Zaev

Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni sonte me fillim në ora 21:30 në Televizionin 21 dhe në rrjetin social Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu