Kasami: Le të tërhiqen vetë ata që marrin rrogë nga shtëpia

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në prononcimin e tij të parë si kryetar komune ka deklaruar se do t’I qëndrojë besnik premtimit të tij të dhënë në fushatë se do të angazhohet për avancimin e atyre që e meritojnë dhe do të largohen nga puna ata që kanë marrë rrogë e nuk kanë shkuar në punë do të largohen.

“Sot dua ta rikonfirmoj zotimin që kam dhënë në fushatë, se pjestarët e administratës komunale të cilët bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, jo vetëm që do të kenë përkrahjen time të plotë, por do të angazhohem për avancimin e tyre në mënyrë që të marin vendin e tyre të meriutar. Të gjithë të tjerët, të cilët asnjëherë nuk janë paraqitur në vendet e punës dhe kanë marrë rroga dhe paushalle në kurriz të qytetarëve ju bëj thirrje që të tërhiqen vetë”, deklaroi Kasami.

Kasami paralajmëroi revizionin nga ekspert të huaj dhe revision edhe në ndërmarrjet publike. Ai paralajmëroi se deri në fund të javës publokohet edhe plani aksinarë për 100 ditët e para.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu