S’dorëzohet Tupurkovski

Vasil Tupurkovski, politikani i mirënjohur i periudhës së ish-Jugosllavisë dhe më pas si lider i Alternativës Demokratike, partia që u formua në vitin 1998 dhe që ishte pjesë e Qeverisë së Maqedonisë deri në vitin 2002, nuk po dorëzohet me aktivitete.

Ai vazhdon të qëndrojë në krye të Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Me aklamacion ai mori mandatin e shtatë në Kuvendin e KOM. Për nënkryetar janë zgjedhur biznesmeni Jordan Kamçev dhe ish-basketbollisti Blagoja Georgievski. Tupurkovski po e udhëheq KOM-in nga viti 1992, por që ky institucion ende nuk ka përfshirje të duhur të shqiptarëve./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu