BDI po vepron me taktikë dhe heshtje për krijimin e qeverisë së re

Janë dy karakteristika kryesore që po e përshkruajnë BDI-në në këto momente lidhur me çështjen nëse janë përgatitur që të hyjnë përsëri në koalicion me VMRO-DPMNE-në në qeverinë e re.

Analistët vlerësojnë se një hap i tillë do të ishte vetëvrasje për BDI-në, pasi që për shkak të koalicionimit të deritanishëm me kreun e komprometuar të VMRO-DPMNE-së nga votuesit është dënuar me një numër dyfish më të vogël të mandateve, nga 19 në vitin 2014 në 10, transmetojnë mediet e vendit.

“Neve nuk ka intereson lufta për pushtet në mes partive maqedonase, pasi që asnjëra prej tyre nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve. Për ne, bashkësia ndërkombëtare ngel një partner i përhershëm dhe mik i shtetit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani.

Lidhur me planet e koalicionimit në emisionin “Klik Plus” në “TV 21” Osmani deklaroi se partia e tij e ka legjitimitetin e plotë që t’i përfaqësoje shqiptarët në Parlament dhe të bisedoje me cilin do për përbërjen e qeverisë së re.

Por, potencoi se do të futen në koalicion vetëm me atë parti që i plotëson pesë kushtet ose premtimet dhënë trupit votues shqiptar, që i kanë dhënë gjatë kampanjës zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu