BDI drejt koalicionit me VMRO – DPMNE, i përmbahet parimit fituesi me fituesin?!

Taktizim dhe heshtje. Këto janë karakteristikat që e përshkruajnë sjelljen e BDI-së në lidhje me çështjen nëse janë të përgatitur që përsëri të futen në koalicion me VMRO-DPMNE-në në qeverinë e re, transmeton TetovaSot.

Analistët vlerësuan se hapi i këtillë do të ishte vetëvrasje për BDI-në, pasi që për shkak të koalicionimit të deritanishëm me kreun e komprometuar të VMRO-DPMNE-së nga votuesit është dënuar me një numër dyfish më të vogël të mandateve, nga 19 në vitin 2014 në 10. Si arsye e dytë për shkak të së cilës dyshojnë se BDI-ja do të futet në përqafimin e ri të DPMNE-së është deklarata e fundit e Gruevskit që në esencë nënkupton ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me demokracitë perëndimore. Në këto tema ka disa përgjigje të shkurtra nga BDI-ja.

 “Neve nuk ka intereson lufta për pushtet në mes partive maqedonase, pasi që asnjëra prej tyre nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve. Për ne, bashkësia ndërkombëtare ngel një partner i përhershëm dhe mik i shtetit”, deklaroi Bujar Osmani për mediet.

Në lidhje me planet e koalicionimit në emisionin Klik Plus në TV 21 ai deklaroi se partia e tij e ka legjitimitetin e plotë që t`i përfaqësoje shqiptarët në Parlament dhe të bisedoje me cilin do për përbërjen e qeverisë së re. Por, potencoi se do të futen në koalicion vetëm me atë parti që i plotëson pesë kushtet ose premtimet dhënë trupit votues shqiptar, që i kanë dhënë gjatë kampanjës zgjedhore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu