Nëse VMRO-DPMNE formon qeverinë e ardhshëme, kryeministri i Maqedonisë do të jetë Nikolla Popovski.
VMRO-DPMNE ndodhet në udhëkryq, dhe është e vetëdijshme që nuk mund të vijë në qeveri pa shqiptarët, dhe për këtë shkak opsioni që Nikolla Popovski të jetë kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë është mëse i mundur, transmeton “Zhurnal”.
VMRO-ja po nxiton të formojë qeverinë e ardhshme, ndërsa sipas partisë opozitare LSDM, “regjimi nuk mund të krijojë qeveri”, duke nënkuptuar humbjen e VMRO-së.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se qeveria e re duhet të formohet sa më parë për të vazhduar për përmirësimin e ekonomisë dhe reformave, përfshirë edhe ato që lidhen me anëtarësimin në BE dhe NATO.