Akademiku Vlado Kambovski ka thënë se deklarata e Nikolla Gruevskit është e papjekur dhe personale.
“Deklarata e Nikolla Gruevskit është e papjekur. Nëse do të jepej nga një organ shtetëror do ta dënoja, por u dha nga një lider partiak, ndërsa politika partiake ka mundësi të pakufizuara.
Organet shtetërore duhet që të udhëheqin politika që do ta pasqyrojnë interesin e shtetit dhe ai interes është bashkëpunimi dhe integrimi me BE-në dhe në NATO”, ka thënë Kambovski lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së-ambasadorëve.
Sipas Kambovskit, këto deklarata janë përsonale dhe sipas të gjithave kanë të bëjnë me individët në ambasada, përndryshe nëse do të ishte e kundërta nuk do të ishte mirë.
Ai tha se prioritet i qeverisë së ardhshme që duhet të jetë para së gjithash, legjitime, është që të realizoje prioritetet dhe kërkesat e dhëna nga BE-ja e të përmbajtura në raportin e Pribesë.
“Qeveria e ardhshme duhet që t’i plotësoje pritjet e qytetarëve. Ato pritje mund që t’i plotësoje vetëm qeveria legjitime”, ka thënë Kambovski.