Eksperti belg si dhe ish-ndërmjetësues i BE-së në hartimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Peter Vanputte, ka reaguar rëndë ndaj gjuhës së urrejtjes të përdorur nga ana e drejtorit të Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski.
I revoltuar nga fjalori fyes dhe gjuhës së urrejtjes të përdorur nga ana e Petrovskit, si dhe nga komentet e shkaktuara nga gjuha e urrjetjes, kërcnimeve, dhuna seksuale si dhe këcnimeve ndaj diplomatit në “Facebook”, Vanhoutte ka thënë se në vendin e tij, si një vend me demokraci normale, ai do të ishte arrestuar tashmë.
“I nderuar z.Petrovski, e morëm mesazhin tënd. Kjo është e papranueshme, posaçërisht për faktin se vini nga një njeri i ranguar lartë në administratën shtetërore. Në një demokraci normale për këtë gjë ju do të ishit arrestuar dhe do të qëndroni në burg për një kohë të gjatë”, ka shkruar Vanhaute.