Shumica e vullnetit qytetarë patjetër duhet të respektohet. Kështu deklaroi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.
“Shumica e qytetarëve në Maqedoni, kanë zgjedhur ndryshime në zgjedhjet parlamentare. Shumica e vullnetit qytetarë patjetër duhet të respektohet. Republika e Maqedonisë do të fitojë Qeveri e cila do të punojë në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, tha kryetari Zaev.
Kryetari i LSDM-së, theksoi se institucionet janë të obliguara të punojnë në shërbim të qytetarëve.
Zaev në takim me ambasadorin Bejli, gjithashtu theksoi se është e zgjuar vetëdija dhe se ajo është e rëndësishme dhe çelësi i perspektivës dhe stabilitetit të Maqedonisë, në të cilën vjen jeta për të gjithë qytetarët. Zaev në takim ishte i shoqëruar nga nënkryetarja e lSDM-së, Radmilla Sheqerinska dhe sekretari gjeneral i partisë Oliver Spasovski.