Vrasja e ambasadorit rus në Ankara ka irrituar mjaft rusët, të cilët në jo pak raste fajësojnë perëndimin për atë ç’ka ndodhi.
Mesazhet e njerëzve të rendësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë shkojnë deri aty sa paralajmërojnë luftë.
“Kur vriten ambasadorët fillon të shpërndahet aromë lufte. Marrja e Palmirës (qytet në Siri sh.r) nga ISIS, varja e ambasadorit, përballja me partnerët tanë…çfarë surprizash të tjera na presin? Vrasja e ambasadorit tonë në Ankara nuk është veprim individual i një njeriu, por një komplot që fillon nga vendet e Gjirit Persik deri përtej Oqeanit Atlantik”., – shkruan kreu i Këshillit të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, Igor Korotçenko përcjell Albeu.com.
Ndërkohë, profesorja e Universitetit të Shën Petersburgut, Doc.Dr. Appolinariya Avrutina shkruan: “Në shekullin e 19 na u vra në mënyrë makabre ambasadori në Iran dhe kishte gisht perëndimi, historia po përsëritet sërish në shekullin e 21. Uroj që gabimet e bëra vitin e shkuar të mos përsëriten”.
Mjaft intelektual të tjerë rusë e kanë dënuar ngjarjen duke theksuar se ajo ndodhi në një moment të rendësishëm të zhvillimit të marrëdhënieve ruso-turke