A ishte rastësi? Tre ngjarjet e mëdha që paraprinë vrasjen e ambasadorit rus në Turqi (FOTO)

Vrasja e ambasadorit rus dje në Ankara duket se do të trazojë edhe një herë Sirinë dhe Alepon duke zgjatur zgjidhjen e luftës atje.

Mediat turke shkruajnë sot se vrasja ndodhi në një moment kyç kur Turqia dhe Rusia po merreshin vesh për të lejuar largimin e civilëve nga Alepo si edhe ishin hedhur bazat për një marrëveshje të gjerë ku Bashar Al Asad do të njihej si drejtues legjitim i Sirisë.

Hurriyet shkruan se dy ditë më parë Presidenti Erdogan kishte deklaruar se ata do të negocionin tek grupi terrorist Xhahbat Al Nusra për t’u larguar nga Alepo duke ia kthyer qytetin forcave qeveritare siriane.

Gjithashtu, vrasja dje ndodhi ndërkohë që ministri i Jashtëm i Turqisë Cavushogllu ishte duke udhëtuar për në Moskë në takime me homologun e tij rus, shkruan Albeu.com.

Të gjitha këto shkruan Hurriyet tregojnë se vrasja nuk ishte koiçidencë dhe sipërmarrje e një personi duke paralajmëruar për lojëra të mëdha në zonë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu