Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, shikoni kush janë dy shqiptarët e plagosur (FOTO)

Midis të plagosurve në galerinë ku u vra ambasadori rus në Ankara janë edhe dy persona me origjinë shqiptare por që kanë lindur në Turqi.

Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajme “Anadolu” në versionin turqisht, sipas të cilës të plagosur kanë mbetur Leyla Gündoğan (Gyndoan) dhe Anastas Zımbırıkalı (Zëmbërkalë).

Shqiptarja e plagosur ishte pjesë e ekspozitës kolektive gjatë së cilës u vra ambasadori rus.

Polici turk, Mert Altintas, vrau rusin në shenjë hakmarrje ndaj tragjedisë në Aleppo të Sirisë, të shkaktuar nga mbështetja e Rusisë për pushtetin e diktatorit sirian, Bashar al-Assad.

Në mesin e të lënduarve gjatë këtij atentati është edhe shqiptarja me nënshtetësi turke, Leyla Gundogan

Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ekspozitën me fotografitë e saja të bëra në shtetin rus – ku ambasadori i Rusisë mbante një fjalim me rastin e hapjes së ekspozitës kolekitve të quajtur ‘Si e shohin turqit Rusinë? ‘.

Gundogan – e lindur në Shqipëri – është e lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetë.

Të lënduar, me këtë rast, kanë mbetur edhe dy kolegë të Leylas – Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu