Maqedonia zgjedh për deputet një maqedonas të dënuar për krime kundër shqiptarëve

Probleme me kriminelët në Parlament duket se ka edhe Maqedonia, ku rasti është akoma më i rëndë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, nga radhët e partisë së Gruevskit doli deputet edhe një i dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve në konfliktin e 2001.

Bëhet fjalë për Johan Tarculovski, i vetmi maqedonas i dënuar nga Gjykata e Hagës për luftën e 2001.

Ai u zgjodh deputet në njësinë numër dy zgjedhore të Maqedonisë, që përfshin veri-lindjen e vendit, gjithashtu edhe një pjesë të kryeqytetit Shkup.

“Ai është heroi ynë dhe ne jemi krenarë që e kemi në radhët tona. Kush më mirë se ai do të mbrojë interesat e maqedonasve në Parlamentin tonë”, citohet nga agjencia BIRN një drejtues i lartë i VMRO-DPMNE, raporton Tch.

Tarculovsky, ish-pjesëtar i policisë maqedonase, u dënua me 12 vite burgim nga Haga për krime kundër civilëve shqiptarë në fshatin Ljuboten, pranë Shkupit. Ai u lirua në vitin 2013 pas 8 vitesh në qeli. Vetë Tarculovski nuk ka dhënë asnjë deklaratë pas zgjedhjes si deputet në parlamentin me 120 vende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu