Kryeministri Edi Rama kishte dalë garant se Elvis Roshi nuk ishte i dënuar asnjëherë. Pas arrestimit nga prokuroria, Roshi e dha dorëheqjen nga detyra e tij, por nuk u largua nga Rama, i cilii ka dalë edhe në krah.
Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali
Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.
Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.