A po e ndjek Gruevski rrugën e Millosheviçit? (VIDEO)

Izolimi i Maqedonisë nga faktori ndërkombëtar vjen duke u rritur dhe sidomos pa deklaratës së Gruevskit ndaj ambasadorëve të cilët po ndërhyjnë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në Maqedoni më 11 dhjetor.

Nga ana tjetër, nëpër rrjetet sociale kanë filluar krahasimet e fjalimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski para objektit të KSHZ-së me fjalimin e Sllobodan Millosheviçit në kohën kur Serbia u sulmua nga NATO.

“Stranski Slluzhbi” ka krahasuar fjalimin e Gruevskit dhe Millosheviçit, dhe konstaton se ka disa pjesë identike ku mbi të gjitha flitet për përzierjen e ndërkombëtarëve në shtet, respektivisht në Maqedoni dhe Serbi, transmeton “Telegraf”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu