Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i shoqëruar nga nënkryetari Agon Ferati, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA-vë në Maqedoni,Jess Baily.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për situatën paszgjedhore në vend, për nevojën e vendosjes së drejtësisë, funksionimin e shtetit ligjor dhe rikthimin e stabilitetit politik përmes një qeverisje demokratike dhe përfaqësuese për shqiptarët.
Sela ka njoftuar Ambasadorin e SHBA-së z.Bejli se opsioni që përfaqëson ai, është i interesuar për krijimin e një “Strategjie dhe Platforme të përbashkët” të shqiptarëve me të gjithë partitë shqiptare që kanë mandate në Kuvend.
Sipas Selës, ai ka si qëllim parësor realizimin e interesave shqiptare, zhbllokimin e procesit euro-integrues dhe ndërtimin e një shoqërie mbi baza demokratike.