Socialdemokratët zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit, Qendror, Këshillit Ekzekutiv dhe Nënkryetarët e partisë.
Nënkryetarë të LSDM-së tashmë nuk do të jenë Ministrja e Arsimit Mila Carovska, ai I shëndetësisë Venko Filipçe dhe Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski. Në këtë post zgjidhen Fatmir Bytyqi – Zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike, bashkë me Bisera Kostadinovskën, Pero Kostadinov dhe Stefan Bogoev. Sekretar I ri organizativ zgjidhet Vangel Andreski, Sekretar për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Bojan Mariçiq kurse Sekretar I Përgjithshëm i partisë, Mile Zeçeviq.