Partia e re “E Majta” përmes një peticioni online ka kërkuar që festa e Vitit të Ri të festohet në mënyrë simbolike, ndërsa shumat e parapara për shënimin e kësaj feste të dhurohen për familjet e rrezikuara sociale, transmeton INA.
Qyteti i Shkupit vetëm për zbukurimin e rrugëve dhe shesheve ka ndarë 200 mijë euro, po ashtu edhe mjete tjera plotësuese prej qindra mijëra eurove për natën e ndërrimit të viteve.
Sipas së “Majtës”, në shumë vende të rajonit janë anuluar këto festime dhe kjo ka ndodhur në Novi Sad dhe Subotica, ku paratë e festimeve nga autoritetet komunale janë ndarë për familjet e rrezikuara sociale./ina